Matoshi: Dueti Albin & Vjosa po i vazhdojnë mashtrimet

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 23:50 | Nga Ekonomia Online

Publicisti Halil Matoshi ka shkruar se dueti Albini dhe Vjosa po i vazhdojnë mashtrimet duke fajësuar Qeverinë Hoti se kinse me heqjen e reciprocitetit hoqi dorë nga pavarësia e Kosovës.

Matoshi ka shkruar në Facebook se dueti Vjosa e Albini siç i ka quajtur ai, po vazhdojnë mashtrimet duke e mënjanuar realitetin dhe duke thënë se Qeveria Hoti me heqjen e reciprocitetit.

Matoshi ka pyetur se si është e mundur që një shtet që ka ‘hequr dorë’ nga nga shtetësia, po kjo Amerikë pas zhbllokimit të fondeve të MCC të nisë edhe ndihma ushtarake.

Postimi i plotë:

Leni mashtrimet!

Dueti Albin & Vjosa po i vazhdojnë mashtrimet, tue mbulu me brima realitetin, kinse Qeveria Hoti. hoqi dorë nga pavarësia e sovraniteti i Republikës, me shfuqizimin e vendimeve populliste për kinse reciprocitetin.

Pika 3 e vendimit për tarifën, i Qeverisë Haradinaj i përfshinte të gjitha masat reciproke, por Qeveria Kurti e hoqi tarifën 100%, pa asni kundërvlerë!?
Njashtu edhe Marrëveshjet e Brukselit ndërmjet dy shteteve parashohin reciprocitet.

Fansat e këtij dueti (ata ma normalët që e duen Republikën) që mbështeten në argumente, e dijnë se sovraniteti i Kosovës âsht i pacënueshëm përderisa Kosova e ka në krah Amerikën.

E qysh qenka e mujtun, qe ni shteti qe paska “heqë dorë” nga shtetësia dhe Republika sovrane, po kjo Amerikë, mas zhbllokimit të Fondeve të MCC, t’i nisë menihere ndihma ushtarake!???

Siç u bâ e ditun sot, nga Atesheu ushtarak i vendit tonë në Washington, nga ShBA sapo nisen automjete ushtarake për ushtrinë kosovare!

Boll mâ me manipulime!

Të ngjashme