Matoshi pas takimit me Lajçakun: Në dialog s’do të flitet për territoret

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 16:22 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak,  raporton Ekonomia Online.

Ai tha se me të dërguarin e BE-së, diskutuan për qëndrimet politike në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

“Vizita e parë e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë Serbi. Kryesisht ishte i interesuar me di qëndrimet politike në raport me dialogun Kosove Serbi. Nuk do të flitet për territore, por kryesisht për aspektin e zhvillimit ekonomik”.

“Ne e mbështetëm edhe lëvizjen e BE-së në drejtim të dialogut. Besojmë në një proces të udhëhequr nga ShBA-ja problemet me Serbinë do te mbarojnë shpejt”.

Ai foli edhe për takimin e ftuar për të enjten nga kryeministri Avdullah Hoti, raporton EO

“Ka ardhur një ftesë dhe ende nuk e dimë se kush do të marrë pjesë në takim me kryeministrin Hoti, sepse ish-Presidenti Pacolli nuk ndodhet në Kosovë”.

Të ngjashme