Matoshi për deklaratat e Gashit: Liria e shprehjes është e shoqëruar me përgjegjësi

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Halil Matoshi, ka komentuar në emisionin Pressing në T7 deklaratat e ish-këshilltarit politik të kryeministrit në detyrëAlbin Kurti, Shkëlzen Gashi, për krimet e luftës. Matoshi thotë se një person që mban pozitë publike ka ëprgjegjësi për ato që thotë ndryshe prej atij që është në shoqëri civile.

‘’Si person publik të kufizohen disa lir. Unë si antar i shoqërisë civile, erdha nga mediet si këshilltar politik. Prej aty më është dashur të ndërroj qasje dhe të hetoj si shkon qeverisja. Liria e shprehjes është e shoqëruar me përgjegjësi’’, thotë ai.

‘’Gashi këtë hulmtim ka mundur ta thotë nga një pozitë tjetër. E ka thënë para dhjetë viteve, kinse organizata UÇK ka kryer krime. Atëherë ka mundur ta thtoë se nuk ka qenë pjesëtar i institucioneve. Kjo krejt nuk ka kuptim, nuk mund të barazohen sulmuesit me ata që mbrohen. Serbia mund t’i dokumentojë të gjitha krimet. Ata kanë qenë në institucione. Ne nuk kemi pasur qasje. Ju kujtohet rasti Panda, ku Serbia organizoi vrasjen e të rinjëve serbë në Pejë për të lënë fajin UÇK’së kinse po vret fëmijë’’, shton Matoshi.

‘’Duhet të kujtojmë që partia socialiste serbe, në krye me Millosheviqin kishte në planin e tyre qartë të shkruar shpërbërjen e shqiptarëve dhe spastrimin etnik. Shumë pak persona kishte kundër në Serbi atë kohë. Dmth ishte shtet fashist. Ne nuk kemi qenë në këso pozicioni’’

Matoshi thotë se reagimet nga akterë politikë që kanë motiv përfitimet politike janë të dobëta.  

‘’Dua të them se përdorja e këtyre temave për përfitime politike është shumë e dobët, dhe e kotë.’’, shtoi në fund Matoshi.

Të ngjashme