Mblidhet urgjentisht kryesia e LDK-së për seancën e 3 gushtit

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 18:25 | Nga

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur.

Aty, sipas ministrit në detyrë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, është duke u diskutuar për qëndrimin që kjo parti do ta mbajë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet më 3 gusht.

Abrashi, në një prononcim për televizionin publik, ka thënë se ende nuk kanë ndonjë qëndrim zyrtar për seancën, por të gjitha pritet t’i sqarojnë sot në mbledhje.

Të ngjashme