Me art rruge nis shënimi i Ditës së Evropës, pikturohen flamujt e BE-së, Kosovës dhe Ukrainës

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 10:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë po e shënon me një sërë aktivitetesh 9 Majin – Ditën e Evropës.

Aktivitetet e Javës së Evropës 2022 kanë nisur me ngjyrosjen e njërës prej hyrjeve kryesore të qytetit të Prishtinës – përkatësisht “Te Rrethi”, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori Tomas Szunyog dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kanë vizituar një grup artistësh grafiti që po punojnë në muralin e Ardhmërisë së Gjelbër dhe Transformimit Digjital në këtë rrethrrotullim.

Shefi i BE-së, Thomas Szunyog, është shprehur i lumtur që këtë ditë po e shënon në Kosovë. “Është traditë që ta festojmë Ditën e Evropës. Vitin e kaluar e kemi nisur nga Arbëria, sot po e nisim nga ‘Rrethi’ i Prishtinës, ku do të mbahet dhe një festival me shumë artistë”.

“Jam shumë i lumtur që para se gjitha kemi artistë nga Belgjika, pra kryeqyteti i Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ne kemi një dizajn që është kombinuar me ngjyrat, të kaltër dhe të verdhë, pra me yje të Evropës, e që shprehin ngjyrat e Bashkimit Evropian. Por, gjithashtu janë edhe ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe Ukrainës. Unë mendoj se mund ta shënojmë këtë ditë të Evropës, duke demonstruar gjithashtu mbështetjen tonë për Ukrainën dhe Kosovës,  gjithashtu integrimin e  Kosovës, gjithashtu integrimin e  Kosovës në BE dhe Ballkanin Perëndimor”, tha Szunyog.

“Shpresojmë që Kosova të integrohet në Bashkimin Evropian”, theksoi përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se  është kënaqësi kur sheh përkrahjen e BE-së për Kosovës. Ai ka deklaruar se artistët do t’i japin ngjyrë murit të hirtë, edhe me flamurin e Ukrainës në shenje solidariteti me shtetin që po përballet me agresionin nga Rusia.

“Është kënaqësi me qenë me shefin e BE-së këtu për të shënuar Ditën e Evropës. Duke pasë parasysh që Kosova është duke bërë një punë të madhe për t’iu bashkuar komuniteti evropian, kjo sot tregon një suport të BE-së drejt këtij anëtarësimi”.

“Kjo tregon suport për Prishtinën intervenimet në kryetarët që t’i japim ngjyrë dhe jetë më të mirë qytetarëve të Prishtinës. Sot këtu janë bërë grup artistët për t’i dhënë ngjyrat e Evropës këtij muri të hirtë, ngjyrat e Kosovës dhe Ukrainës, duke treguar që jemi me popullin e Ukrainës. Lutemi që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më parë”, tha Rama.

Për dhjetë ditë me radhë, Prishtina do të mirëpres artistë të njohur ndërkombëtarë, të cilët së bashku me artistë vendorë, përmes ngjyrës dhe artit në rrugë, do t’i japin jetë qytetit, me mesazh të veçantë për një të ardhme të gjelbër dhe digjitale.

BE-ja në Kosovë po e shënon sot Ditën e Evropës dhe përvjetorin e aktit historik të Deklaratës Schuman që krijoi themelet për paqe të qëndrueshme mes kombeve Evropiane.

Kjo ditë do të kremtohet me popullin e Kosovës, ambasadorët e rinj evropianë, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së dhe partnerët e BE-së, përmes një sërë aktivitetesh ku do të marrë pjesë udhëheqësi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog.

Duke qenë se viti 2022 është Viti Evropian i Rinisë, aktivitetet e Ditës së Evropës do të fokusohen tek të rinjtë, energjia e gjelbër dhe digjitalizimi.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme