Me sondazhe, VV po mundohet të shmangë temat e rëndësishme

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 18:54 | Nga Dardan Molliqaj

Vetevendosje, në kohën kur kritikohet për kapjen e bordeve me miliantët e saj dhe kur Serbia de facto kontrollon veriun duke marrë vendime për të sikur të mos ishte veriu pjesë e Kosovës, ata publikojnë sondazhe.

Dëshira për pushtet, pavarësisht mjeteve dhe qëllimeve, po i shtyen që të mbulojnë dështimet e tyre e të ndryshojnë temat e diskutimit në opinionin publik sepse përndryshe do t’i kishin publikuar ato rezultate para 10 ditëve kur dhe i kanë marrë këto rezultate dhe do të tregonin që ky sondazh është realizua përmes thirrjeve telefonike.

Duke u munduar t’i ndryshojnë temat me rëndësi për opinionin publik ata po i shmangen llogaridhënies për veprimet e tyre.

Të ngjashme