Mehmeti: Me vite s’janë blerë uniforma për Njësinë Speciale, policët presin rrugëve në gjysmë të natës

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 13:31 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se ka 5 vjet që nuk janë blerë uniforma të reja për Njësinë Speciale të Policisë, raporton Ekonomia Online.

Mehmeti këtë e ka thënë të premten në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Që 5 vjet nuk është ble uniformë për Njësinë Speciale, e ata policë i kemi mbajtur në veri për dy javë”, ka thënë Mehmeti.

Tutje, drejtori i Policisë, foli edhe për problemin e udhëtimeve.

“Ne e kemi goxha problem dhe jemi munduar të vendosim në balancë çështjen e udhëtimeve. Kemi porositur autobusë me ble. Në rastet kur kanë udhëtime të larta të udhëtojmë edhe me automjete zyrtare. Por nuk kemi automjete mjaftueshëm. Prandaj na duhet të blejmë më shumë autobus. Ne e kemi në plan konkret si t’i mbulojmë këto pozita kur shumë punëtorë dalin në pension”. Mendojmë t’i mbulojmë numrin sado që kemi nevojë”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, e akuzoi Mehmetin se i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se është hera e parë që këmba e policëve po shkelë në veri. Por këto akuza u mohuan nga vetë drejtori i PK-së.

E deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka kërkuar shtim të numrit të policisë afër shkollave fillore dhe të mesme.

“Problemi kryesor në Kosovë janë drogat në shkolla fillore dhe të mesme dhe ju inkurajoj ta shtoni numrin e policëve. Ky është hapi kryesor i policëve. Çka keni ndërmarrë në plotësimin e policëve kur dalin në pension. Sa pozita janë me ushtrues detyre. Rasti i 47 policëve policia është dëmtuar në imazh. A keni kërkuar përgjegjësi nga drejtorët e policisë kufitare. Dikush duhet të marrë masa për këtë që ka ndodhur. A do të ndërmerrni diçka për drejtorinë e policisë në komunitet”, tha ai.

Por drejtori i policisë ka thënë se me arrestimin e 48 zyrtarëve policor të dyshuar për korrupsion, nuk është dëmtuar imazhi i këtij institucioni.

“Unë nuk mendoj që është dëmtuar imazhi i policisë por mbrohet nëse ne largojmë njerëzit që dyshohen për korrupsion. Ne duhet të kemi tolerancë 0 në aspektin e korruptimit. Nuk është mirë asnjë polic të korruptohet. Ne jemi duke bërë analizë hetimi i inspektoratit është në fazë delikate dhe nuk mund të ndërmarrim shumë veprime”, tha ai.

Të ngjashme