Meta takon Kurtin, mirëpret përpjekjet e ShBA-së dhe BE-së për dialogun

Tiranë | 11 Shk 2020 | 13:22 | Nga Bashkim Bekolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka pritur në një takim kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Pasi e uroi për marrjen e detyrës së kryeministrit dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, të popullit të saj dhe të ardhmes evropiane, Meta i tha Kurtit se “Qeveria e tij i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë”.

Ai vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe vëllazërore.

“Bashkëpunimi midis dy vendeve konsiderohet strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike. Duhet të konkretizojmë partneritetin strategjik me Kosovën duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal”.

Meta dhe Kurti diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, proceseve integruese të të dy vendeve në Bashkimin Europian, si dhe zhvillimeve në rajon.

Presidenti Meta tha se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Në këtë kuadër janë të mirëpritura edhe përpjekjet e SHBA-ve dhe BE-së për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”.

Presidenti shqiptar shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës do të vijojnë të përfaqësojnë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Ai inkurajoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë – ShBA-në, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe partnerët e tjerë – që kanë patur një rol vendimtar në Pavarësinë e Kosovës.

Të ngjashme