Mimoza Kusari-Lila ndër më të votuarat në VV, kaq vota mori ajo

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Por, edhe pse rezultatet s’janë shpallur akoma, tashmë po qarkullojnë lista me emrat e kandidatëve që kanë siguruar ulëse në Kuvend, raporton Express.

Një e tillë ka qarkulluar edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

Më e votuar në listën e VV’së, është Vjosa Osmani me 300 mijë e 788 vota, e pasuar nga Glauk Klonjufca me 200 mijë e 641 vota, ndërsa i treti me më së shumti vota është Arben Vitia me gjithsej 107 mijë e 813 vota.

Në ndërkohë top pesëshen e përmbyll, Donika Gërvalla me 71 mijë e 720 vota dhe Vasfije Krasniqii me 60 mijë e 885.

Jashtë pesëshes më të votuar të VV’së, ka mbetur Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka rritur të marr vetëm 53 mijë e 563 vota.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme