Ministrat pa ministri

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 08:02 | Nga

Besim Beqaj e Rasim Demiri kanë qenë ministra pa ministri, deri në këtë të enjte. Demiri vazhdon të jetë i tillë, e Beqajt i është themeluar ministria këtë të enjte, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë fushatës elektorale, Ramush Haradinaj kishte premtuar tkurrjen e kabinetit qeveritar. Por pasi është zgjedhur kryeministër, ai ka vendosur ta rrisë kabinetin, duke formuar dy ministri të reja: Ministrinë e Inovacionit dhe të Ndërmarrësisë, si dhe Ministrinë e Zhvillimit Rural. Në fillim të shtatorit, ministër të së parës e pati emëruar Beqajn, e të së dytës Demirin.

Tek të enjten kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së kryeministrit dhe të ministrive, nëpërmjet të cilave Qeveria e ka krijuar Ministrinë e Inovacionit dhe të Ndërmarrësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme