Ministri Agim Veliu priti shefin e Misionit të FMN-së për Kosovë Gabriel Di Bella

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim një delegacion të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë në kuadër të Departamentit Evropian të FMN-së dhe Stephanie Eble, Përfaqësuese Rezidente Rajonale për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim njoftues, ministri Veliu e njoftoi për prioritetet e tijsi ministër i MPBAP, duke përfshirë buxhetin, ngritjen e kapaciteteve të agjencive vartëse të Ministrisë si dhe sigurinë e përgjithshme në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Veliu falënderoi delegacionin për përkrahjen e vazhdueshme që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë Kosovës dhe në veçanti MPBAP-së.

Ndërsa Shefi i Misionit për Kosovë z. Gabriel Di Bella, përgëzoi z.Veliu për emërimin e tij si ministër dhe shprehi vullnetin e tij për bashkëpunim në të ardhmen.

Të ngjashme