Ministri Hasani takohet me ambasadoren kroate

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 16:33 | Nga

Sot në ambientet e MTI-së, ministri Bajram Hasani, priti ambasadoren e Kroacisë,  Marija Kapinatoviq, në një takim njoftues.

Me këtë rast, ministri Hasani e njoftoi ambasadoren lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe me prioritetet e kësaj ministrie.

Ambasadorja Kapitanoviq, e falënderoi ministrin për pritjen dhe informimin e objektivave të MTI-së për këtë mandat qeverisës. Ne vazhdën e këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë se së shpejti do të organizojë një konferencë me po këtë qëllim, njohjen dhe informacionet e duhura për investitorët kroatë dhe vendorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme