Ministri i jashtëm i Togos mbështet Hoxhajn: Është burrështetas që ka bërë punë të madhe për Kosovën

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Ministri i jashtëm i Togos, Robert Dussey, ka mbështetur Enver Hoxhajn në kandidaturën e tij për kryeministër.

Përmes një videoje, ai iu drejtohet qytetarëve të Kosovës, duke thënë se Enver Hoxhaj është një kampion i diplomacisë dhe një burrështetas që ka bërë punë të madhe për vendin e tij.

“Kam kënaqësinë ta bëj këtë deklaratë në një ditë të rëndësishme për Kosovën, kur miku im i mirë, Enver Hoxhaj, po kandidon për Kryeministër të vendit tuaj të bukur. Unë kam qenë atje 5 vjet më parë.”, thotë ai.

“Unë e njoh Enverin për shumë vite, ne kemi punuar së bashku për të vendosur marrëdhëniet diplomatike midis vendit tim, Togos, në Afrikën Perëndimore, dhe vendit tuaj të bukur-Kosovës”, thotë ministri i jashtëm i Togos.

“Enveri është një kampion i diplomacisë dhe një burrështetas që ka bërë punë të madhe për vendin e tij. Unë e di këtë shumë mirë. Ai forcoi marrëdhëniet e Kosovës me Togon dhe me botën. Kur them Togo, them edhe Togo edhe vendet afrikane.”, shton  ai.

Krejt në fund, thotë se në emrin e tij, dhe të kryenegociatorit të vendeve afrikane, Kaibeve dhe Paqësor me Bashkimin Evropian, shpreson se të punojë përsëri me Enver Hoxhajn.

“I uroj të gjitha të mirat në përpjekjet e tij për të udhëhequr Kosovën.

Në emrin tim dhe në rolin tim si Kryenegociator i ACP (Vendet Afrikane, Karaibe dhe Paqësor) me Bashkimin Evropian, ne shpresojmë që të punojmë përsëri me mikun tonë, Enverin.”

Video:

https://www.facebook.com/watch/?v=1312102472507514


Të ngjashme