Ministri Krasniqi mori pjesë në lansimin e Programit të ELOGE-së të organizuar nga ALDA dhe MAPL

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka marrë pjesë në lansimin e programit të ELOGE-së – Çmimi Evropian i Qeverisjes së Shkëlqyer, të organizuar për herë të parë në Kosovë nga European Association of Local Democracy, ALDA dhe MAPL.

Ministri Krasniqi, në fjalën e tij ka theksuar rëndësinë e parimeve demokratike në zhvillimin e nivelit lokal duke theksuar se ”Të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit janë tri shtylla themelore përmes së cilave synojmë që ti ndihmojmë komunat në qeverisje demokratike. Përmes këtij programi, komunat do të ndihmohen në përmirësimin e performancës së tyre në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë në kuadër të një sistemi të përmirësuar të vetëqeverisjes lokale”.

Ministri z. Krasniqi në fund ka theksuar se bashkëpunimi me komunat, partnerët donatorë dhe akterët relevantë është prioritet i MAPL-së.

Të ngjashme