Ministri Krasniqi në vizitë zyrtare në shtetin e IOWA

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri i MAPL-së z.Elbert Krasniqi me ftesë të Gjeneral Majorit të IOWA-s, Ben J. Corell dhe Drejtoreshës Ekzekutive të IOWA Sister States, Karla Weilbrenner Mcollum, po qëndron në vizitë zyrtare në shtetin e IOWA-s, me rastin e 10 vjetorit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe IOWA-s, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit/binjakëzimit ndërmjet komunave të Kosovës me qytetet e shtetit të IOWA-s.

Në këtë vizitë zyrtare, Ministri Krasniqi do të takoj Sekretarin e Shtetit të IOWA-s Paul Pate, kryetarët e 7 qyteteve me të cilat komunat e Kosovës kanë partneritet/binjakëzim me qytetet e IOWA-s, për të diskutuar progresin në zbatimin e aktiviteteve që dalin nga marrëveshjet, si dhe për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit/binjakëzimit ndërmjet komunave/qyteteve të të dyja vendeve.

Ministri Krasniqi gjithashtu do të takohet me z. Christofer Williams shef i UN- Habitat në selin qendrore në Nju Jork, me të cilin do të diskutohet finalizimi i Programit të përbashkët 4 vjeçar 2022-2025 në vlerë të përgjithshme mbi 15 milion euro për investime kapitale në komunat e Kosovës.

Të ngjashme