Ministri Selimi priti në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Gjatë takimit, Ministri Selimi fillimisht e ka vlerësuar bashkëpunimin produktiv të deritanishëm që EULEX ka pasur me Ministrinë e Drejtësisë, bashkëpunim ky i cili e ka bërë të mundur që standardet e sistemit të ri të drejtësisë, të jenë në përputhje me standardet dhe kriteret e Bashkimit Evropian.

Në këtë takim, Ministri Selimi duke folur për prioritetet e tij si Ministër i Drejtësisë, theksoi se forcimi i sundimit të rendit dhe ligjit si dhe zbatimi i reformave në drejtësi, janë objektiva, përgjegjësi dhe më shumë punë për forcimin e sistemit dhe shtetit të së drejtës,  pa harruar edhe sfidat që presin zgjidhje në periudhën aktuale.

Dhe padyshim, shtoi Ministri Selimi, bashkëpunimi me EULEX  dhe të gjithë akterët tjerë relevant, është një hap më shumë në rrugën tonë drejt forcimit të shtetit ligjor.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm, Wigemark konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme të Misionit EULEX për institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht Ministrinë e Drejtësisë.

Të ngjashme