Ministri Veliu vizitoi Institutin e Kosovës për Administratë Publike

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu, i shoqëruar nga shefi i kabinetit dhe këshilltari i lartë, z.Bajram Gecaj, kanë vizituar Institutin e Kosovës për Administratë Publike,ku u prit nga drejtoresha e Përgjithshme e Institutit, znj. Refike Sulçevsi dhe drejtori i administratës z. Bujar Thaqi.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të parëpër sëafërmi objektin e ri të IKAP-it, i cili tashmëështë funksional dhe ka kapacitetet e plota për ofrimin e trajnimeve për zyrtarët e administratës publike të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u bë e ditur se trajnimet do të fillojnë pas marrjes së dritës së gjelbër nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, pasi qëmomentalisht trajnimet janë pezulluar për shkak të parandalimit të përhapjes sëCovid 19.

Gjatë kësaj vizite, ministri Veliu theksoi se përfundimi i objektit të ri të IKAP-it është shumë i rëndësishëm dhe është në përputhje me reformën në administratën publike, duke pasur parasysh qëështë një ndër kriteret për përmbushjetë standardeve në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në BE.

Të ngjashme