Ministrja e Jashtme në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit: Serbia po e mohon të kaluarën

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka nisur fjalën e saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

“Kjo është vërtetuar edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, është shprehur ajo me ta marrë fjalën, pas homologut të saj serb, Ivica Daçiq.

Ajo sot ka përmendur krimet e kryera nga Serbia në luftën e fundit në Kosovë.

“Serbia është duke e mohuar të kaluarën, sikurse masakrën e Reçakut, ku Aleksandër Vuçiq tha muaj më parë se nuk ka ndodhur dhe është fabrikim”.

“Trupat e personave të zhdukur duhet të kthehen menjëherë”.

“Serbia vazhdon të ketë ndikim te grupe kriminale që operojnë në veri të Kosovës. Serbia refuzon bashkëpuinimin për luftimin e krimit të organizuar dhe luftimin e llojeve të tjera të krimit. Serbia bën propagandë për destabilizim”.

“Republika e Kosovës është e gatshme për fqinjësi me Serbinë. Konfirmoj se Kosova është e gatshme për të lëvizur drejt pajtimit, kurdo që Serbia është e gatshme që ta pranojë të bëmat e saj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme