Ministrja Rexhepi uron Ditën e Pavarësisë

Prishtinë | 16 Shk 2020 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Pavarësisë, raporton Ekonomia Online.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ua uroj Ditën e Pavarësisë, në emër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në emrin tim, me dëshirën për krijimin e kushteve më të mira për jetën e të gjitha komuniteteve dhe brezave të ardhshëm, përmes përpjekjeve dhe punës sonë të përbashkët. Rikthimi i besimit të të gjithë qytetarëve në institucione, para së gjithash në nivelin lokal”, ka thuhet në komunikatë.

“Diversiteti që e bën Kosovën specifike, le të na mësojë se respektimi i të tjerëve në çdo aspekt ka të bëjë kryesisht me respektimin e vetvetës. Për aq sa të gjithë ne jemi të gatshëm dhe të përgjegjshëm për të respektuar vlerat e diversitetit, për aq do të jetë, jeta e të gjithëve më e sigurt”, thuhet më tej.

Të ngjashme