”Mjeshtër i Merituar”, çmim nga Presidenti Thaçi për kompozitorët e njohur shqiptarë

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot me çmimin ‘’Mjeshtër i Merituar’’, kompozitorët e njohur Naim Gjoshin dhe Xhevdet Gashi.

Ky çmim të dy kompozitorëve nga presidenti Thaçi iu nda për kontributin e tyre në kultivimin e këngës shqipe.

”Kompozitorët e njohur Naim Gjoshi dhe Xhevdet Gashi i dekorova me çmimin “Mjeshtër i Merituar” për kontributin e tyre të çmuar në kultivimin e këngës shqipe. Me punën e tyre ata e pasuruan jetën artistike dhe kulturore të popullit tonë. HTH”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme