Molliqaj: Mbrojtja e UÇK-së është detyrë e kohës, ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë janë kundër saj

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 20:26 | Nga Ekonomia Online

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se mbrojtja e UÇK-së është detyrë e kohës.

Molliqaj i cili u arrestuar pasi që pengoi konferencën e kryetares së Gjykatës Speciales, thotë se Qeveria ka marr pozicion kundër UÇK-së.

Tutje, ai tha se dhuna e përdorur sot ndaj tij dhe pesë aktivistëve të tjerë, është dhunë e mosdurimit të pushtetit sa herë që i shpaloset pozicioni i gabuar.

Postimi i plotë:

MBROJTJA E UÇK-SË ËSHTË DETYRË E KOHËS

Sot kur ndaj UÇK-së po bëhet luftë speciale, jashtë e brenda vendit, mbrojtja e saj është detyrë e kohës. Është mbrojtje e shtetit të Kosovës. Sepse nuk qëndron dot, e fortë dhe e sigurt, një ndërtesë që ia gërryejnë themelin.

Kur nuk e mbron UÇK-në, tashmë je rreshtuar. Ke marrë pozicion, kundër UÇK-së. Prandaj i arreston ata që e mbrojnë. Prandaj i mbron, i ngritë lartë, e u jep pozita atyre që e luftojnë.

Ndërkaq dhuna ndaj nesh, nuk është thjeshtë dhunë ndaj nesh. Është dhunë e mosdurimit të pushtetit sa herë që i shpaloset pozicioni i tij i gabuar.

Po ky pushtet, me këtë mënyrë të të menduarit, u ka dhënë zemër fraksioneve brenda policisë që janë kundër UÇK-së. U ka dhënë zemër të sillen dhunshëm ndaj kujtdo që është kundër qeverisë. Prandaj dhuna e shfrenuar.

Sot mbrojtja e UÇK-së është detyrë e kohës. Është detyrë e secilit. Është detyrë që do të kryhet, pavarësisht çfarë dhune nxjerrë pushteti përballë.

Të ngjashme