Molliqaj: Mirë që dolën videot, shihet kush deshi të mashtrojë dhe viktimizohet

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 22:07 | Nga Ekonomia Online

Pas publikimit të videos së rrahjes në mes të kandidatit për deputet nga PSD, Dardan Molliqaj dhe kandidatit tjetër për deputet nga LVV, ka reaguar Molliqaj.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës.

“Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet. Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës. Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima”, ka shkruar Molliqaj.

Ai po ashtu ka thënë se i vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalet duke ia thënë të vërtetën secilit.

“Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem. Luftoj për atë që besoj”, ka përfunduar Molliqaj.

Të ngjashme