Molliqaj: Në emër të lajmeve të rreme, në sulm e vërteta

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas raportimeve se Qeveria e Kosovë ka shpikur pozicionin e “zyrtarit për/kundër fake news”.

“Sot gazetari është aktivist me dy punë të përditshme, që mishërohen: krijimi i përmbajtjes së tregimit që shkruan dhe mbrojtja e tij nga sulmet e pushtetit që na shtrohen si e vërteta e vetme. Çdo gjë jashta saj mund të shihet si përkundër (lexo: e rreme)”, ka shkruar Molliqaj, në një reahim në Facebook.

“Qeveria aktuale ka shpikur pozicionin e “zyrtarit për/kundër fake news”. Kur sukseset mungojnë, duhet kontrolluar sesi flitet për to”.

“Kështu shkruhet versioni zyrtar i historisë, përderisa jashta saj mbesin të vërtetat e saj”.

“Liria e shtypit është e drejtë përmes të cilës mund të dallohen konturat e një shoqërie. Mohimi i kësaj të drejte çdo herë është politike, pavarësisht motivit”, ka theksuar kreu i PSD-së.

Qeveria e Kosovës po e krijon edhe një pozitë të re nëpër zyrat e informimit të dikastereve qeveritare. Bëhet fjalë për zyrtar për “Fake News”, me të cilët pushteti po pretendon se do t’i luftojë dezinformatat, shkruan Demokracia.com.

Kjo medie ka siguruar një e-mail që u është nisur ministrive, ku u kërkohet që ta caktojnë nga një zyrtar të tillë.

This image has an empty alt attribute; its file name is 279028265_291466899801888_1192580851549590344_n.jpg

Përgjegjësi i Zyrës për Komunikim me Publikun në Qeverinë e Kosovës, Flamur Salihu, në një e-mail drejtuar ministrive thotë se ky person do ta ketë luftimin e “Fake News” punë “të përhershme dhe primare”.

“Ju lutem që të caktoni nga një zyrtar/e nga zyra e juaj përgjegjës për të trajtuar fushatat dezinformuese (apo Fake News). Zyrtari/ja këtë detyrë duhet ta ketë të përhershme dhe primare. Në proces, do të punojmë së bashku që të hartojmë përshkrimet e sakta të përgjegjësive dhe rutinës. Nëse aktualisht nuk keni zyrtar/e në dispozicion për ketë përgjegjësi, e Vendosni një person përkohësisht dhe pastaj këtë çështje e trajtoni me Sekretaret brenda institucionit tuaj në mënyrë që në periudhën e rishikimit të buxhetit, të plotësohet kjo pozitë”, thuhet në e-mailin e siguruar nga media.

Të ngjashme