Moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, deklarohet Murati

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjës për Bashkim, Valon Murati ka komentuar rreth çështjes së lejimit ose moslejimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë duke thënë se kjo në planin afatshkurtër mund të duket fitore e një beteje, pra mund të jetë një fitore taktike, por e cila mund ta vështirësojë arritjen e fitores strategjike.

Tutje, Murati ka shkruar se nëse veprimet e qeverisë bëhen për, siç i quan ai, qëllime të brendshme e populliste, atëherë Kosova mund të vendoset në një pozitë të rëndë negociuese.

“Por nëse ato bëhen për qëllime të brendshme e populliste, e në funksion të dështimit të përpjekjeve për zgjidhjen e problemeve të mbetura me Serbinë, atëherë Kosova mund të vendoset në një pozitë të rëndë negociuese”, ka shkruar Murati.

Ai po ashtu ka shtuar se nëse këto veprime janë në funksion të realizimit të qëllimeve politike përmes një strategjie politike për zgjidhjen e problemeve me Serbinë atëherë ato mund të jenë të dobishme.

“Andaj nëse këto veprime janë në funksion të realizimit të qëllimeve politike përmes një strategjie politike për zgjidhjen e problemeve me Serbinë, atëherë ato mund të jenë shumë të dobishme”, ka thënë ai.

Lexoni postimin e plotë:

Nëse i vlerësojmë si të izoluara veprimet e qeverisë së Kosovës (si çështja e zgjedhjeve serbe, referendumit apo më herët taksës) në raport me Serbinë, ato janë të drejta dhe parimore. Por në politikë veprimet nuk duhet të analizohen si të izoluara. Ato duhet të shihen në konteksin më të gjerë gjeopolitik.

Andaj nëse këto veprime janë në funksion të realizimit të qëllimeve politike përmes një strategjie politike për zgjidhjen e problemeve me Serbinë, atëherë ato mund të jenë shumë të dobishme.

Por nëse ato bëhen për qëllime të brendshme e populliste, e në funksion të dështimit të përpjekjeve për zgjidhjen e problemeve të mbetura me Serbinë, atëherë Kosova mund të vendoset në një pozitë të rëndë negociuese.

Fatkeqësisht, ka kohë që veprimet me Serbinë qeveritë tona nuk i bëjnë në funksion të zgjidhjes së problemeve, por i matin me numrin e votave që mund t’u sjellin.

Kjo në planin afatashkurtër mund të duket fitore e një beteje, pra mund të jetë një fitore taktike, por e cila mund ta vështirësojë arritjen e fitores strategjike. Shembujt e tillë i kemi gjithandej historisë së rajonit e botës.

Andaj thirrja për këtë situatë, nuk lidhet me lejimin apo moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, por me nevojën urgjente që politika jonë me në krye qeverinë ka për t’i rikoncepuar bisedimet me Serbinë. Në vend se të synojm status-quon, ne duhet të synojmë zgjidhjen e problemeve përmes projekteve të guximshme.

Të ngjashme