Motra e këshilltares së Albin Kurtit zgjedhet Auditore e Përgjithshme

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 12:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vlora Spanca u zgjodh Auditore e Përgjithshme e Kosovës me mandat 5 vjeçar, raporton Ekonomia Online.

Spanca është motra e këshilltares së kryeministrit Albin Kurti

Pro saj ishin deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të Lisfës Serbe.

Ndërsa deputetët e opozitës votuan kundër.

Me 67 vota për, Vlora Spanca është zgjedhur Auditore e Përgjithshme e Kosovës,  me mandat 5 vjeçar, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, me 68 vota për u votua rekomandimi që te shkarkohet Gjyldane Kiçmari, anëtare e bordit të ndërmarrjes publike KOSTT, raporton Ekonomia Online.

Ky votim u bë pasi Komisioni për Ekonomi, ka kërkuar që si pikë e rendit të ditës të jetë edhe pika mbi shqyrtimin e raportit me rekomandime për shkarkimin e Gjyldane Kiçmari, anëtare e bordit të ndërmarrjes KOSTT.

Ndërsa Kuvendi nuk e miratoi Raportin  e Këshillit të Pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës për vitin 2020.

Të ngjashme