Muja Ferati zgjedhet anëtar i Komisionit të Pavarur për Media

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 14:41 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë Seancës së Sotme të Kuvendit të Kosovës, në rend dite ishte edhe zgjedhja e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Në votim morën pjesë 83 deputetë. Katër fletëvotime ishin të pavlefshme, raporton Ekonomia Online.

Kuvendi zgjodhi një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, Muja Feratin me 46 vota. Ndërsa në raundin e dytë do të ballafaqohen Jeton Mehmeti dhe Anita Muriqi.

Kandidatët morën këto vota në raundin e parë:

Muja Ferati, 46 vota

Jeton Mehmeti, 35 vota

Anita Muriqi, 38 vota

Adem Lushaj, 21 vota me mandat 2-vjeçar.

 

Të ngjashme