Mungon Dardan Molliqaj, shtyhet seanca për sulmin ndaj Haki Abazit

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 13:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca kryesore për rastin e sulmit fizik ndaj Haki Abazit nga Dardan Molliqaj, që kishte ndodhur në shtator 2019, pas një debati televiziv, është shtyrë më datë 15 qershor, pasi mungoi i akuzuari, Dardan Molliqaj, raporton Ekonomia Online.

Arsyen e mungesës së Molliqajt e dha Gjyqtarja Vlora Pacolli. Tha se është kërkuar nga Policia e Kosovës që t’a dorëzojnë ftesën për këtë seancë, por që kjo nuk ka ndodhur, për arsye se PK-ja nuk ka arritur ta verifikojnë adresën e banimit.

“Gjykata i ka dërguar urdhëresë policisë së Kosovës me datë 17:05.2022 dhe ka kërkuar nga Policia që të verifikojë adresën e të pandehurit dhe të njëjtit të ia dorëzojnë ftesën e shqyrtimit fillestar. Me 24 maj 2022 gjykata ka pranuar një raport përmes e-mailit zyrtar me konstatim se dorëzimi i ftesës ka qenë i pamundur për arsye se stacioni policor nuk ka arritur të bëjë verifikimin e adresës respektivisht objektit banesor në të cilin banon i pandehuri por që sipas këtij raporti në dyert në të cilat kanë trokitur thuhet se nuk i ka hapur askush, ndërsa banorët qe janë hasur në atë objekt kanë deklaruar se nuk posedojnë info të sakta rreth numrit të derës”, tha ajo.

Tutje, gjyqtarja Pacolli tha se ftesa ndaj të pandehurve do t’u dërgohet sërish. Ndërsa tha se ndaj të pandehurit tjetër, Fatos Sahiti, është lëshuar urdhërarrest për sjellje me detyrim në seancën e radhës.

“Gjykata do t’a përsëritë ftesën dhe njëkohësisht për mosrealizim të urdhëresës njoftohet komandanti i stacionit të policisë së Kosovës, që ndaj të pandehurit Fatos Sahiti lëshohet urdhëresë që i njëjti në seancën e radhës të sillet me detyrim dhe këtë urdhëresë do ta realizoj Policia e Kosovës”, tha ajo.

Të ngjashme