Murati për takimin Kurti-Vuçiq: A e din qeveria jonë se çka po duam nga dialogu?

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizja për Bashkim, Valon Murati, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ngritur në politikë duke përdorur simbolikat dhe duke i trajtuar ato si pjesë e përmbajtjeve thelbësore.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Murati, ka shtuar, se partitë opozitare por edhe mediat dhe opinioni publik, kanë rënë, siç ka thënë Murati, në këtë “grackë” të Kurtit.

“Kryeministri Kurti është ngritur në politikë edhe duke përdorur simbolikat dhe duke i trajtuar ato si pjesë e përmbajtjeve thelbësore. Në grackën e tij, tani kanë rënë qoftë partitë opozitare, qoftë mediat, e qoftë opinioni publik. Kështu që takimi i kryeministrit tonë me presidentin serb është i dosmosdoshëm për të zgjidhur problemet në mes të dy vendeve dhe popujve”, ka thënë Murati.

Tutje, ai ka shtuar se, me e rëndësishme se sa simbolika e takimeve që kryeministri i Kosovës ka me presidentin serb, është çështja nëse kryeministri dhe qeveria e din çfarë ne duam nga dialogu me Serbinë.

“Andaj shumë më e rëndësishme sesa simbolika e takimeve të kryeministrit me presidentin serb është se a e din kryeministri, qeveria dhe politika jonë në përgjithësi se çka po duam nga dialogu me Serbinë”, ka shtuar Murati.

Reagimi i plotë:

Kryeministri Kurti është ngritur në politikë edhe duke përdorur simbolikat dhe duke i trajtuar ato si pjesë e përmbajtjeve thelbësore.

Në grackën e tij, tani kanë rënë qoftë partitë opozitare, qoftë mediat, e qoftë opinioni publik. Kështu që takimi i kryeministrit tonë me presidentin serb është i dosmosdoshëm për të zgjidhur problemet në mes të dy vendeve dhe popujve.

Andaj shumë më e rëndësishme sesa simbolika e takimeve të kryeministrit me presidentin serb është se a e din kryeministri, qeveria dhe politika jonë në përgjithësi se çka po duam nga dialogu me Serbinë.

A po duam zgjidhjen e problemeve, e që nënkupton trajtimin shumë serioz të bisedimeve politike me Serbinë, apo po duam zvarritje, status quo dhe populizëm që është dërrmues për qytetarët e Kosovës dhe republikën tonë? A po duam në fund të dialogut Kosovë funksionale, apo duke ngarendur pas konceptit të njohjes nga Serbia jemi gati të pranojmë edhe një jofunksionalitet jetëgjatë, mjaftueshëm që t’i realizojmë premtimet populiste?

Mos të harrojmë se shtete të njohura ndërkombëtare janë edhe Bosnjë dhe Hercegovina, Sudani Jugor e Somalia!

Të ngjashme