Mustafa: Çka po fsheh LVV

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë se pyetur se çfarë po fsheh VV-ja, lidhur me kërkesën e opozitës për formimin e komisionit hetimor mbi menaxhimin e krizës energjetike?

Postimi plotë i Mustafës në “Facebook”:

LIVE nga Kuvendi:

Çka po fsheh LVV që nuk e voton komisionin hetimor mbi menaxhimin e krizës energjetike?

– LVV në komision hetimor do të ketë shumicën e anëtarëve, pra vendimet finale të komisionit varen nga ta.

– LVV në Kuvend ka shumicën, pra vendimi final mbi raportin e këtij komisioni varet nga ta.

Çfarë arsye kanë pra të mos e votojnë as themelimin e komisionit?

Çka po fshehin?

Të ngjashme