Mustafa: Donika Gërvalla është në vendin dhe kohën e gabuar

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 23:19 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Donika Gërvalla nuk është në pozitën e duhur.

Ai ka komentuar deklaratat e Gërvallës në një emisionin para disa viteve kur thoshte se do të dërgonte materiale në Gjykatën Speciale.

“Nuk kam telashe nëse kjo i ka dërguar dokumente në Gjykatë Speciale. Kush do që i ka le ti dërgon. Kam problem me MPJ që është në vendin dhe kohën e gabuar. Performancat e asaj prej që ka filluar punën deri sot tregojnë që ai është në pozicionin e gabuar. Deri sot, e patë atë tëeetin. Ka qenë shumë e papërvojë. Kam mendime të mria. Kam pasur mendime pozitive. Tani nuk është koha për të shpalosur mendimet tjera por mendoj se është në pozitë të gabuar”, ka thënë ai.

Tutje, Rrustem Mustafa – Remi ka folur për punën e Gjykatës Speciale në përgjithësi dhe rastin e tij në veçanti. Ai është i bindur se bashkëluftëtarët e tij dhe ai janë plotësisht të pafajshëm.

recommended by
Mgid
Mgid

VARYDEX
Nje zgjidhje pak e ditur per te eleminuar variçet
MËSO MË SHUMË
I ftuar në Pressing, Remi ka dhënë detaje për procesin ndaj tij, pasi ishte intervistuar nga Dhomat e Specializuara. Ish-komandanti i UÇK’së ka deklaruar se deri tani nuk ka pasur kurrfar lëvizje nga Specialja dhe se gjithçka ka mbetur pezull.

“Unë respektoj drejtësinë por nuk e llogaris vetën peng sepse jam i sigurt se s’ka gjë në ato punë. Secila drejtësi që ne mund të besojmë, unë besoj në drejtësi, nuk mundet ndryshe me pru vendim përveç aktgjykim lirues për mua por edhe për secilin që thirret për këto pretendime që janë përmendur deri më tani”, tha Remi.

“Unë nuk po them që Gjykata Speciale apo një Gjykatë në vendin tonë nuk ka me çka të mirret sidomos në vitet e pasluftës por unë po them se për qëllimet që është ngrit kjo Gjykatë e ka humb qëllimin. Ajo duhet të përfundojë punën e vetë sa më shpejtë ose duhet të kthehet në vendin tonë dhe t’i ndihmojmë ne si vendor që sa më shpejt të dalim”, shtoi ai.

Të ngjashme