Mustafa i jep mbështetje Vjosa Osmanit, thotë se LDK-ja është shembull si qeveriset e ruhen miqtë

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 20:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka marrë pjesë në tubimin që kjo parti ka mbajtur në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.

Nga këtu ai ka është shprehur i bindur në fitoren e kësaj partie duke garantuar mbështetje për kandidaten për kryeministre Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

Ai më tej ka shtuar se LDK-ja është shembull se si qeveriset dhe si ruhet marrëdhëniet e mira më miqtë e Kosovës.

“Vjosë përballoi të gjitha duartrokitjet sepse ato janë veç për ty. Ju falënderoj në vullnetin e përbashkët që të dalim fitues me 6 tetor që LDK-ja të del partia e parë dhe të del larg partive të tjera që na përcjellin. Jam shumë i bindur që kur fiton LDK-ja fiton Kosova, fiton Vjosa dhe prandaj ne kemi marr përgjegjësin që ta qeverisim vendin me një grua që është e zonja”.

“Të gjitha këto ndërtesa të gjitha këto parqe i bëri LDK-ja. Prandaj gjithë ne kemi arsye ti besojmë LDK-së, sepse ne kemi punuar në Prishtinë. Në qoftë se dikush i ka dhënë shembull Kosovës se si qeveriset dhe si ndërtohet ekonomia dhe këta e ka bërë LDK-ja dhe asnjë qeveri tjetër”.

“Në qoftë se doni miqësi me ShBA-në dhe dëshirojmë vende të reja të punës dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit atëherë duhet ta votojmë LDK-në dhe t’ia japim shansin kryeministres sonë ta ushtrojë këtë përgjegjësi në emër të Kosovës”.

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani tha se LDK-ja e sheh Kosovën si shtet të përhershëm dhe si Republikë.

Ajo ka garantuar se do të jetë kryeministre e të gjithëve pa dallime, duke shtuar se nuk do të lejojë që të rinjtë ta lëshojnë vendin.

“Prishtina po e dëshmon me të vërtet që po e përkrah LDK-në. Çfarë kënaqësie me i pa gjithë këta të rinj. Ka ardhur koha me e rikthyer Prishtinën fuqishëm. Shpirti më i fuqishëm buron nga Prishtina. Të gjithë e din që fitorja jonë nuk është e plotë pa Prishtinën. Prishtina po rizgjohet dhe pikërisht fitorja fillon nga këtu. Ne takuam sot shumë qytetar dhe ata janë dëshmia më e madhe që LDK-ja nuk dorëzohet kurrë , dhe ne gjithmonë ngritemi po të jetë nevoja ne do të ngritemi edhe 1000 herë”.

“Vërtet zemra e Kosovës është Lidhja Demokratike e Kosovës. Pasi të fitojmë me 6 tetor do t’i dhezim të gjitha forcat. Ky mobilizim është për t’ia rikthyer dinjitetin qytetit tonë. Prioriteti ynë është rinia dhe nuk do të lejojmë rininë që të largohet nga Kosova. LDK-ja është e vetmja që do t’i ndërtojë urat e miqësisë më të gjitha shtetet shpëtimtare të Kosovës. Ne do të fitojmë sepse për 30 vjet e kemi dëshmuar se e shohim Kosovën si projekt të përhershëm pra si Republikë”.

“LDK-ja do të ketë edhe përkrahje e diasporë dhe kot po shpresojnë të tjerët. Prandaj edhe këto tri ditë të gjitha partitë përbuzni dhe përqeshni sepse ata kanë mbet vetëm për përqeshjen tonë. Unë do të jem kryeministri e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie, përkatësie politike dhe gjinie”.

Të ngjashme