Mustafa: Koalicionit me PDK-në “i ka vdekë nana”

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, e konsideron të arsyeshëm dhe të peshuar mirë vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se seanca nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3.

“Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëritjetrit. Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh”.

“Sa i përket blerjes së kohës për të arnuar qeveri me PDK-në, siç po tentojnë ta komentojnë disa, u them se për LDK-në ‘kësaj pune i ka dekë nëna'”.

“Të mos i maltretojmë qytetarët me teori konspirative, por ti ftojmë të bëhemi gati për zgjedhjet e shtatorit”, ka theksuar Mustafa.

Të ngjashme