Mustafa para takimit me Kurtin: S’mund të garantoj se do të ketë marrëveshje sot

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 15:38 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka arritur në Kuvnedin e Republikës së Kosovës, ku pritet të zhvillojë takimin e radhës me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në përpjekje për të finalizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje, raporton Ekonomia Online.

Mustafa para se të hyjë në Kuvend ka thënë shkurt për Ekonomia Online se nuk e di kur do të arrijnë marrëveshjen, përveç se ka konfirmuar se po bëjnë përpjekjeje për një gjë të tillë.

“Po bisedojmë dhe kur bisedojmë gjithmonë në të mirë të marrëveshje dhe kur arrijmë marrëveshje nuk mund të ju garantojmë sot”, tha Mustafa për EO.

Kurti dhe Mustafa u takuan dy ditë më parë, pas një pauze një javore, derisa, e vetmja çështje për të cilën u morën vesh nuk ishte ajo e koalicionit, por, që dy liderët do të vazhdojnë të shihen që të merren vesh për cështjet që ju kanë mbetur, që të qeverisin bashkë.

Të ngjashme