Mustafa për Lekaj: Me qytetarët është duke u tallur dikush, por jo opozita

Prishtinë | 07 Kor 2019 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK, Isa Mustafa, ka thënë që Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, e ka gjetur të merret me opozitën derisa janë duke u gjykuar 20 zyrtarë të tij për korrupsion.

Këtë e bëri të ditur Mustafa me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se me qytetarët është duke u tallur dikush por jo opozita.

“Ministri do të ishte më mirë të mendojë, si prind që është, se sa janë nga shoferët me leje të blera nga zyrtarët e tij, që po vrasin fëmijët tanë nëper rrugë”.

“Dhe të ndjej përgjegjësi. E jo të tregojë sesi duhet të mbetet në pushtet”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ky reagim i Mustafës vie pasi Lekaj në një intervistë ka thënë që janë joserioze zërat e opozitës për ngritjen e një mocioni për rrëzimin e qeverisë nga opozita.

Të ngjashme