Mustafa: Postin e kryeministrit nuk ia japim askujt

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 10:19 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa ka mohuar zërat se ia kanë ofruar Vetëvendosjes postin e kryeministrit.

Ai tha se kandidat i LDK-së për kryeministër është dhe do të mbetet Avdullah Hoti dhe se nuk do ta diskutojnë me asnjë parti, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa ka shtuar se çështjet tjera mbeten të hapura.

“Zotëri Hoti do të jetë kandidat për kryeministër dhe këtë s’do ta diskutojmë me asnjë parti. Proceset e tjera të mëvonshme mbesin pasi të bëhen zgjedhjet”,ka shtuar ai.

Këto komente Mustafa i bëri në selinë e LDK-së ku prezantoi anëtarin e ri të kësaj partie, Lumir Abdixhikun.

Të ngjashme