Mustafa tregon pse LDK-ja nuk e ftoi Vjosa Osmanin sot në mbledhje

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shpjeguar se pse nuk është ftuar nënkryetara e kësaj partiem, Vjosa Osmani në mbledhjen e sotme, duke thënë se nuk po e përjashtojnë nga mbledhjet nënkryetaren Osmani, raporton EO.


Mustafa është deklaruar rreth mosthirrjes së Osmanit në mbledhjen e partisë të cilën e drejton, duke thënë se Osmani nuk përjashtohet nga mbledhjet, mirëpo ajo e ka dhënë qëndrimin e saj në mënyrë publike.

“Zonjën Osmani nuk e përjashtojmë sepse zonja Osmani e ka dhënë qëndrimin e saj në mënyrë publike. Do të thotë është deklaruar. Mua më kanë interesuar deklarimet tjera, se çfarë mendojnë tjerët. Në fakt ajo s’e ka përjashtuar, e ka dhënë qëndrimin e saj”, deklaroi Mustafa.

I pari i LDK-së ka thënë se ka dashur t’i marr qëndrimet e të tjerëve dhe ka ripërsëritur se qëndrimi i Osmanit dihet tashmë.

“Qëndrimi i saj është se ka qenë kundër mocionit të mosbesimit dhe po ashtu ka deklaruar se nuk është për një koalicion të tillë. Prandaj kam dashur t’i dëgjojë edhe të tjerët se çfarë mendime kanë”, ka thënë tutje Mustafa.

E për këtë çështje para pak orësh është deklaruar edhe Osmani, e cila pas përfundimit të takimit të mbajtur me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se e ka mësuar nga mediet se LDK do të mbajë sot mbedhje, dhe se nuk është njoftuar nga askush.

Të ngjashme