Mustafa u bën vend këshilltarëve të tij në listën për deputetë të Kuvendit

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 15:45 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Isa Mustafën ka publikuar listën zyrtare me emrat e kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Në listën e 110 deputetëve janë edhe disa pjesëtarë të kabinetit të Isa Mustafës në kohën sa e udhëhiqte Qeverinë e Kosovës.

Vlora Dumoshi, Bajram Gecaj e Sokol Havolli janë emrat e personave të cilët i kanë hyrë garës për deputet të Kuvendit nga radhët e LDK-së.

Shefja e stafit dhe këshilltarja politike e Isa Mustafës është renditur mjaft mirë në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa. Ajo gjendet në pozitën e 9-të në këtë listë duke lënë pas disa nga figurat më të rëndësishme të LDK-së.

Ndërkohë që në listë gjendet edhe Valon Myrtezaj, i cili mban pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme.

Të ngjashme