Mustafë Bajrami i VV-së: Bota sillet rreth vetëm 1 kilometërshit katror që ndodhet në “Kuds”

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Vetëvendosjes, Mustafa Bajrami, ka reaguar pas përshkallëzimit të tensioneve mes izraelitëve dhe palestinezëve në katër ditët e fundit.

Ai htotë se “çdo gjë e madhe që ndodh në botë, ose i ka fillet rreth një kilometri katror.”

“Bota kurrë nuk do të jetë e qetë, pa u gjetur mënyra e qëtësimit të këtij kilometërshi katror.”

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Po e përsëris: Lindja e Mesme si tërësi është regjioni që përcakton politikat e mëdha të globit. Që përcakton gjeostrategjitë gjithandej nëpër botë. Thuajse çdo gjë e madhe që ndodhë në botë, ose i ka fillet aty, ose është e targetuar ajo. Gjithsesi, rreth saj sillet bota.

Për më tepër, në atë regjion janë tri pika kryesore që përcaktojnë ngjarjet dhe historinë e Lindjes së Mesme. E nga ato tri pika, kryesorja është Kudsi, Jerusalemi. Ndërsa në Jerusalem, në Kuds, është kjo pika 1 kilometërshe katror në të cilën e rreth së cilës po ndodhin ngjarjet e tanishme.

Bota kurrë nuk do të jetë e qetë, pa u gjetur mënyra e qëtësimit të këtij kilometërshi katror. Sikur që, kurr nuk mund të njihet bota mirë, si funkcionon ajo e si funkcionon diplomacia botërore, pa u njohur Lindja e Mesme. Saktësisht, historia dhe ngjarjet e vazhdueshme në, dhe rreth këtij kilometërshi katror…!

Të ngjashme