Myftiu Tërnava pret Dom Lush Gjergjin, Gjergji: Kemi nevojë për më shumë vlera dhe virtyte

Prishtinë | 09 Kor 2022 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Myftiu Naim Tërnava për ndër të festës së Kurban Bajramit ka pritur përfaqësuesin e Ipeshkvit të Kosovës, Dom Lush Gjergji, raporton EkonomiaOnline.

Dom Lush Gjergji, Përfaqësues i Ipeshkvis të Kosovës uroi të gjithë besimtarët me festën e tyre.
“Dashtë zoti të kemi më shumë festime. Jemi ketu për festën e bajramit të vogël për të shprehur urimet e përbashkëta. Që të përforcohet bashkimi, afrimi. Dhe kërkimi i vlerave dhe virtytëve që kemi më shumë nevojë se kurrë”, tha ai.

Të ngjashme