Naim Fetahu viziton ndërtesat e vjetra të Podujevës, thotë se paraqesin rrezik për qytetarët

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 13:32 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu vizitoi ndërtesat e vjetra  dhe parkun e qytetit ku foli për gjendjen e mjerueshme të këtyre vendbanimeve. Fetahu ka thënë se ndërtesat e vjetra po rrezikojnë jetën e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.  

“Jemi mbrapa ndërtesave të vjetra të qytetit të cilat janë në gjendje të mjerueshme. Ku qytetarëve janë të rrezikuara nga këto objekte të vjetruara. Këto objekte nuk kanë as ujë të pijshëm dhe nuk kanë lifta dhe komuna nuk është interesuar aspak për këtë pjesë duke lënë anash një pjesë të madhe të kësaj lagje”, tha ai.

Me ardhjen e tij në Komunën e Podujevës, Fetahu tha se do të ndryshojë gjendjen për të mirë duke investuar në hapsin atë gjelbëruara, investime në ujë të pijshëm, në ashensorë. Fetahu nga sheshin “Ali Ajeti”, tha se do të ketë  investimet në këtë shesh, për të cilin ka thënë se është pasqyra e shtetit.

“Në programin tim është paraparë edhe investimi sa i përket këtij sheshi, i cili është edhe pasqyra e qytetit të Podujevës.”, shtoi Fetahu.

Ai ka thënë se do ta bëjë funksional objektin e ish- ndërtesës së  kuvendit komunal në të cilin do të vendosen pa pagesë OJQ-të dhe shoqatat e dala nga lufta.  

“Do të vendosim OJQ-të pa pagesë,  me qëllim të rrisim transparencën e qytetarëve në mënyrë që të na monitorojnë punën tonë. Këto shoqata që 20 vite nuk kanë pasur zyre të tyre. Do t’i vendos tek zyra e zotëri Veliut”, shtoi ai.

Të ngjashme