Në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, Vjosa Osmani nderon Shën Terezën

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka nderuar humanisten e madhe shqiptare, Agnes Gonxhe Bojaxhiut – Shën Terezën.

Osmani ka shprehur mirënjohje ndaj të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, të cilët dhanë shëmbëlltyra se si duhet të kultivohet dashuria ndaj njerëzimit, njofton Klan Kosova.

“Përkushtimi i saj human, të bashkëjetuarit me më të braktisurit e kësaj bote, të varfrit dhe të sëmurët, e kthyen këtë grua shqiptare në shëmbëlltyrë rrezatuese të njerëzimit”.

“Edhe sot, shëmbëlltyra e saj na shërben për vepra paqeje, dashurie e respekti, si dhe për ta përlindur rolin e gruas shqiptare në familje dhe në shoqëri”.

“Sot, më shumë se kurrë, populli ynë ka nevojë për ta kultivuar besimin në njëri-tjetrin dhe rikthejë shpresën, besimin dhe vullnetin për të ecur drejt një të ardhmeje më prosperuese”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme