Në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë s’po respektohen masat anti-Covid

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 13:39 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i qytetarëve më të drejtë vote mesditën e së dielës ia kanë mësyrë shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Masat anti-Covid nuk respektoheshin, duke u krijuar radhë të gjata.

Xhelal Rrmoku ka thënë se distanca dhe masat e tjera anti-Covid nuk janë respektuar.

Ai ka thënë se nga këto zgjedhje pret ndryshime të mëdha.

Edhe Isuf Gashi, ka qenë i zhgënjyer që nuk janë duke u respektuar masat, raporton EO.

Ai madje ka thënë se grumbullimi i madh i njerëzve do të praqet rrezik për rritje të infektimeve.

Ndërsa menaxherja e kësaj qendre të votimit nuk ka pranuar të flasë para kamerës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës janë 1 milion e 794 mijë e 862 votues.

Numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje, që do të votojnë për herë të parë pasi kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve të vitit 2019 është 49 mijë e 198 votues.

Ndërsa numri i atyre që nuk kanë qenë në listën votuese të atyre zgjedhjeve, e të cilët konsiderohen të regjistruar për herë të parë në regjistrim qendror civil mes dy palë zgjedhjesh është 10 mijë e 433 votues.

Të ngjashme