Në veri nuk paguhet uji, borxhi arrin mbi 16 milionë euro

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Banorët e veriut të vendit, përveç rrymës, nuk paguajnë as ujin.

Kjo ndonëse kanë çmim më të ulët sesa pjesa tjetër e Kosovës, që u faturohet rreth 40 cent për metër kub, njofton Klan Kosova.

Madje, borxhi i mospagesës që nga përfundimi i luftës ka arritur në 16 milionë euro.

Xhelal Selmani nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, u tha deputetëve se nuk kanë qasje në veri.

Ndonëse faturim të ujit, nuk po ka në shumicën e territorit.

E me Ligjin e Ujërave, këta e pranojnë se faturimi është i ndaluar pa bërë matje në teren, ani se rreth 20% e popullatës nuk ka fare qasje në ujë të pijshëm.

Të ngjashme