Nesër nis numërimi i votave që kanë ardhur nga diaspora

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Sot është paraparë që të përfundojë rinumërimi i 314 vendvotime sa ishin përcaktues gjithësej nga KQZ-ja. Nesër ndërkaq kanë konfirmuar për Gazetën Express nga ky institucion do të fillojë numërimi i votave me postë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se numërimi do të fillojë nesër në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Ju njoftoj se të mërkurën (16 tetor, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i numërimit të votave përmes postës”, ka thënë Elezi.

I njejti sot gjatë ditës ka bërë të ditur se sot është e paraparë që të numërohen gjithsej 314 votimet sa ishin përcaktuar për rinumërim.

Pas këtyre votave kanë mbetur ato me postë, të personave me aftësi të kufizuara si dhe votat me kusht, numëri i saktë i të cilave ende nuk është bërë publik.

Deri më tani nga votat e numëruara, Vetëvendosje radhitet si parti e parë, derisa pas saj me një rezultat të ngushtë radhihet LDK. PDK ndërkaq ka dalë parti e tretë e pas saj koalicioni AAK-PSD. Nisma-AKR-PD ndërkaq nuk kanë kaluar pragun.

Të ngjashme