Nga LDK nisin të ironizojnë me thënien e Agim Veliut: Mundesh, por s’mundesh

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka thumbuar ish-kryeministrin Albin Kurti, duke ironizuar me fjalinë e tij që ia kishte drejtuar Agim Veliut.

Në një fotografi me Veliun, Gecaj ka thënë se: Energjinë pozitive ndonjëher mendon se nashta mundesh, po pastaj e kupton se s’mundesh me e ndalë!

Agim Veliu, ka pranuar sot postin e ministrit të Punëve të Brendshme, nga i cili ishte shkarkuar nga ish-kryeministri Albin Kurti.

“Energjinë pozitive ndonjëher mendon se nashta mundesh, po pastaj e kupton se s’mundesh me e ndalë!”

Të ngjashme