Një person kapet duke e fotografuar votën në Podujevë

Podujevë | 29 Nën 2020 | 13:04 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fehmi Zeqiri, menaxher i qendrës së votimit “Shkolla Isa Boletini” në Podujevë ka thënë se në këtë qendër është evidentuar një parregullsi, raporton Ekonomia Online.

Zeqiri tregoi se një person ka fotografuar fletëvotimin, tutje ai ka shtuar se rasti është paraqitur në polici.

Më tej, ai ka thënë se pavarësisht pandemisë, procesi i votimit është duke shkuar siç duhet dhe se po respektohen masat anti-Covid nga qytetarët.

“E patëm një rast i cili ka bërë fotografinë e fletëvotimit dhe është e ndaluar dhe rasti është paraqitur ne prezencë të policisë. Policia pastaj po merret me procedurat e mëtutjeshme. Nëse i referohemi dy orë më parë ka qenë 7% ndërsa kjo gjendje ka ndryshuar, dhe se fluksi i qytetarëve është mjaft i madh. Unë e kam listën e votuesve që i bie se janë 14 mijë qytetarë që kanë të drejtën e votimit, dhe konsiderohet si qendra më e madhe e votimit dhe më e rëndësishme është se gjithçka po shkon mirë”.

“Procesi ka ecur normalisht dhe kemi të bëjmë me një proces zgjedhor krejtësisht të rregullt. Është një proces i vështirësuar, por edhe sensibilizimi e ka bërë të veten dhe i kemi marr të gjitha masat mbrojtëse. IKShPK veç i ka njoftuar qytetarët që janë të infektuar me Covid-19 që edhe ata e kanë të drejtën e votimit”, tha Zeqiri.

Lexo më shumë:

Të ngjashme