Një polic lëndohet në protestën e veteranëve brenda oborrit të Kuvendit

Prishtinë | 06 Qer 2022 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Një polic është lënduar gjatë protestës që po mbahet në Kuvendin e Kosovës nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ky zyrtar policor është parë të jetë i gjakosur derisa bashkë me njësitë tjera, po tentojnë të mbajnë rendin në oborrin e Kuvendit.

Pas këtij rasti, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ambulanca.

Protesta e veteranëve ka eskaluar pas tentimit të tyre për të hyrë brenda objektit të Kuvendit.

Të ngjashme