Njeriu i afërt i Veliut ngacmon ata që janë afruar me Kurtin, u kujton deklaratën për rrëzimin e shtatores së Rugovës

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës tashmë është dukshëm një ndarje e re mes zyrtarësh e deputetësh, ata që po i qëndrojnë besnik partisë dhe atyre që janë afruar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Për këta të fundit ka dhënë një mesazh Bajram Gecaj, i cili tashmë është këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, i cili njëherit është edhe nënkryetar i LDK’së.

Gecaj ka ripublikuar një deklaratë në të cilën ish-anëtari i VV’së, Shpend Ahmeti, tregonte se si nga partia e Kurtit i kishin kërkuar që ta rrëzonte shtatoren e Ibrahim Rugovës, raporton Express.

Ai ka pyetur se ku po mbesin rugovistët e pafytyrë e hipokritë të cilët janë afruar me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ku po mbesin “rugovistët” hipokritë dhe të pafytyrë – “pobratimët” e LVV-së!P.S. pobratim (i vllazëruar, serbisht)!”, ka shkruar Gecaj në profilin e tij.

Të ngjashme