Njësia Speciale e ruan Kurtin në tubimin në Skenderaj

Foto nga arkiva
Prishtinë | 01 Shk 2021 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i VV-së Albin Kurti po mban tubim elektoral në Skenderaj. Por atje, kandidatit të VV-së për kryeministër i është dashur mbrojtja nga Njësia Speciale e Kosovës.

Në pamjet që ka siguruar Gazeta Express shihet se tubimi i Kurtit është ruajtur nga Njësia Speciale.

Në këtë qytet që historikisht ka përkrahur Partinë Demokratike të Kosovës nuk e kanë mirëpritur Kurtin.

Qytetarë të shumtë kanë brohoritur Thaçi, Thaçi dhe UÇK.

Kurti njihet si kritik i ashpër i ish-presidentit Hashim Thaçi i cili ka mbështetje të madhe në Drenicë.

Kurti njihet si kritik i ashpër i ish-presidentit Hashim Thaçi i cili ka mbështetje të madhe në Drenicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme