Nuk shkarkohet Bordi i ZRrE-së, Pal Lekaj: Oh Zoti ju vraftë!

Prishtinë | 21 Qer 2022 | 12:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, me 3 vota për e 6 kundër, nuk e kaloi mocionin e paraqitur nga LDK-ja për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), raporton Ekonomia Online.

Pas mos shkarkimit të bordit, deputeti Pal Lekaj iu drejtua “Oh Zoti ju vraftë” pozitës që e kundërshtuan.

“Vuçiq është deklaruar në media që ka pasë një marrëveshje me KEDS. Ai nuk ka asnjë rëndësi për mua. E solla çka ka thënë dhe se janë të pandërgjegjshëm ndaj marrëveshjeve. Sa i përket Elektroserverit a s’ka qenë ky veprim politik i tyre sa mos më paguar qe disa vite”, u shpreh ai.

Ndërsa, VV-ja tha se kërkesa për shkarkim të Bordit të ZRRE-së nuk ka bazë ligjore.

Anëtari i komisionit dhe deputeti i VV-së, Armend Muja, ka përmendur disa vendime të opozitës e ndër to ishte edhe Elektroserveri dhe marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e atëhershme lidhur me furnizimin e energjisë elektrike në veri të vendit.

Muja ka folur edhe për marrëveshjen më veriun që është arritur e që sipas tij është një marrëveshje e dobishme dhe funksionale.

Për Elektroserverin foli edhe Mimoza Kusari, e cila tha se është regjistruar si kompani e Kosovës.

“Sa i përket Elektroserverit është regjistruar si kompani e Kosovës. Të njëjtat të drejta do t’i ketë edhe Elektroserveri i regjistruar në Kosovë e faturuar në Kosovë”.

Edhe kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala, u shpreh i pakënaqur me punën e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

“Po nisem nga Mimoza Kusari që tha Qeveria ka kërkua bashkëpunim. Institucionet nuk kanë pasur gatishmëri së paku me opozitën. Pse duhet të shkarkohet bordi i ZRrE-së, konsideroj që është kërkesë legjitime që e mbështes dhe e kam mbështetur. Bordi i ZRrE-së ka bërë shkelje ligjore që në fazën e planifikimit”, tha Shala, raporton EO.

LEXO EDHE:

Të ngjashme